Atmosfera në Gjermani vazhdon të jetë e tensionuar pasi policinë në Berlin konfiskoi një flamur ukrainas si pjesë e vendimit të qytetit për të mos lejuar flamujt ukrainas të shfaqen në publik teksa këtë javë përkujtohet fitorja mbi Gjermaninë naziste.
Philip Oltermann i The Guardian raportoi më herët se politikanët po shmangnin tubimet mes frikës se ngjarjet përkujtimore mund të përdoren për qëllime propagande, transmeton Fol Drejt.
Vladimir Putin është përpjekur të justifikojë pushtimin e tij në Ukrainë duke pretenduar se do të “denazizonte” vendin. Ndërkohë, Gjermania është kritikuar se nuk ka mbajtur një qëndrim mjaft të ashpër ndaj Rusisë, veçanërisht në heqjen e naftës nga Rusia. Ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Andrij Melnyk, e quajti ndalimin e flamurit të Ukrainës “një shuplakë në fytyrën e popullit ukrainas”./FolDrejt/