Gjermania ka kontribuar me 35 milionë euro (37.3 milionë dollarë) në fondin e OKB-së për fëmijë (UNICEF) në Ukrainë për të mbështetur fëmijët ukrainas gjatë luftës së Rusisë, tha ambasada e Gjermanisë në Ukrainë, shkruan The Kyiv Indepenedent, përcjell Fol Drejt.
Nëpërmjet Ministrisë së Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit të Gjermanisë (BMZ) dhe Bankës së Zhvillimit KfW, Berlini ka drejtuar fonde për mbrojtjen e fëmijëve, rinovimin e proceseve arsimore, qasjen në shërbimet sanitare dhe higjienike dhe sistemin e mbrojtjes sociale të fëmijëve në Ukrainën qendrore dhe perëndimore, thuhet në postim.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm raportoi më 7 dhjetor se lufta e Rusisë kundër Ukrainës kishte vrarë të paktën 450 fëmijë dhe kishte plagosur 863 që nga 24 shkurti.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tha se 331 fëmijë konsideroheshin të zhdukur, ndërsa 13,613 ishin dëbuar ilegalisht në Rusi.
Sulmet ruse në Ukrainë raportohet se kanë dëmtuar gjithashtu 3,126 objekte arsimore dhe kanë shkatërruar plotësisht 337 sosh. /FolDrejt/