Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka thënë se Berlini ka zgjedhur të mos zbulojë detaje të plota rreth armëve që ka dërguar në Ukrainë.
Duke folur pas një takimi me homologun e saj të Letonisë në Riga, Baerbock tha: “Ne kemi dorëzuar raketa antitankë, Stingers dhe gjëra të tjera për të cilat nuk kemi folur kurrë publikisht, në mënyrë që këto dërgesa të mund të ndodhin shpejt”.
Baerbock shtoi se vendi i saj do të ndihmojë forcat ukrainase të mbajnë sisteme të avancuara të armëve që ka marrë nga Gjermania dhe aleatët e saj, si dhe të trajnojë ushtarët për t’i përdorur ato, përcjell Klankosova.tv
Ukraina u ka kërkuar aleatëve të saj të ofrojnë mbështetje shtesë ushtarake pasi forcat ruse nisën një ofensivë të re në rajonin e Donbasit.