Edhepse kërkesa erdhi direkt nga SHBA, Gjermania ka menduar hollë dhe ka vendosur që të mos dërgojë trupa në Siri, informon foldrejt.com.
Lajmi është konfirmuar nga vetë zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert. Ai tha në Berlin, se qeveria gjermane do të vazhdojë të japë kontributin e saj për luftimin e të ashtuquajturit „Shteti Islamik”, IS, në këtë ndihmesë gjermane llogariten avionë zbulimi të tipit tornado, avionë furnizimi dhe instruktorë në Irak.
Dërgimi i trupave tokësorë në Siri, ka shkaktuar përplasje të fortë brenda koalicionit gjerman. Në një kohë që politikanët e CDU e lanë perspektivën e shqyrtimit të kësaj kërkese të hapur, përfaqësuesit nga socialdemokratët deklaruan menjeherë refuzimin e tyre. Mandati i Bundeswehrit për angazhimin në Siri përfundon më 31 Tetor./Foldrejt.com