Prej vitesh Bashkimi Europian mundohet të nxisë reformat në shtetet e Ballkanit Perëndimor, por bilnaci është zhgënjyes. Megjithatë nga kjo përfiton Gjermania, e cila thith forcën punëtore dhe akademikët e Ballkanit Perëndimor, shkruan magazina më e madhe e Europës SPIEGEL.
Si ngecie e Ballkanit Perëndimor, media gjermane tregon se “raportet mes Serbisë dhe Kosovës janë aq eksplozive sa asnjëherë në dhjetë vitet e fundit – në të dyja vendet sundojnë udhëheqës thellësisht jodemokratikë. Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina kanë gjithmonë e më shumë kriza shtetërore. Mali i Zi prej tre dekadash është zhytur në autokraci. Vetëm Maqedonia Veriore ndodhet rrugës për më shumë demokraci dhe shtet ligjor pas Revolucionit të Larmë 2016, përcjell foldrejt.com. Por nga ana ekonomike, Ballkani Perëndimor më shumë eksporton dhe importon mallra nga Bashkimi Europian.
Kur flitet për shtetet e treta që tentojnë të rrisin ndikimin në Ballkanin Perëndimor, SPIEGEL thekson se në fakt Turqia, shtetet arabe, por edhe Rusia janë mbivlerësuar.
“Kina është kreditorja më e madhe e rajonit dhe aktori më i rëndësishëm. Ka investuar miliarda në infrastrukturë dhe industrinë e Ballkanit Perëndimor. Disa shtete si Mali i Zi, janë shumë të varur nga Pekini,” përcjell foldrejt.com.
Por vala e emigracionit vijon të shqetësojë të gjitha shtetet e Ballkanit, por kjo de fakto i konvenon edhe Europës që mbush tregun e saj./Foldrejt.com