Gjermania po vijon akoma të ketë nevojë për personel mjekësor dhe kjo vërehet edhe nga vizitat e ministrit të shëndetësisë Jens Spahn. Ai para pak javësh vizitoi Kosovën, kurse tani ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Meksikë, informon foldrejt.com, duke u bazuar te faz.net.
Atje është takuar me 15 mjekë meksikanë, të cilët i ftoi për një udhëtim në Gjermani. Ata fillimisht duhet të mësojnë sistemin gjerman të spitaleve dhe më pas të aplikojnë nga Meksika për t’u punësuar në Gjermani. Gjermania përveç Meksikës, Shqipërisë dhe Kosovës, ka kërkuar mjekë edhe prej Filipineve.
Vendi i dytë më i vjetër në botë është Gjermania, për këtë ka nevojë për 50 mijë deri 80 mijë mjekë të rinj./Foldrejt.com