Gjermania do të zgjerojë masivisht prodhimin e vaksinës. Fabrika BioNTech në Marburg është vetëm fillimi. Brenda vetëm pak muajsh ky vend është kthyer në një nga prodhuesit më të rëndësishëm të vaksinës kundër coronavirusit.
Prodhimi i vaksinës fillon ndër të tjera me kripëra, yndyrë dhe sheqer – por se si përpunohen këto lëndë në të ashtuquajturit bioreaktorë, nuk ka lidhje aspak me prodhimin tradicional.
Në fabrikën e re të BioNTech në Marburg duhet të bëhen 50.000 sekuenca pune deri tek vaksina e gatshme.
Në fund dozat e gatshme shpërndahen dhe pas kontrollit të fundit në fund të prillit do të vaksinohen.
Me 250 milionë doza për tremujor në Marburg, BioNTech synon të përshpejtojë në të gjithë botën vaksinimin kundër coronavirusit.
Fabrika e re është më e madhja, por nuk është masa e vetme që po merr Gjermania për të rritur prodhimin.