Shkalla e infektimit me koronavirus në Gjermani është rritur në nivelin më të lartë, prej shpërthimit të pandemisë.
Sipas Institutit Robert Koch, javën e kaluar janë infektuar 303 persona për 100,000 banorë.
Numri total i viktimave është rritur për 43 brenda 24 orëve, duke prekur totalin e 97,715.
Tri partitë që synojnë të formojnë koalicionin, planifikojnë të ashpërsojnë masat për të luftuar përhapjen e një vale të re të infektimeve, ka thënë bashkudhëheqësi i Partisë së Gjelbër, Robert Habeck.
Të shtunën, tre ministra të landeve gjermane, u kanë bërë thirrje partive që po negociojnë për qeverinë e re, që landeve t’iu zgjatet periudha kur mund të marrin vendime të ashpra për pandeminë, siç janë izolimet apo mbylljet e shkollave.