Rreziku i urisë ekziston në disa pjesë të botës, por është pasojë e agresionit rus, jo e sanksioneve perëndimore.
Ministria e Punëve të Jashtme gjermane dënoi sot ashpër përpjekjen e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, që, siç u tha në Berlin, të krijojë një narrativë se Perëndimi është përgjegjës për shkaktimin e urisë në Afrikë.
“Duhet të theksojmë se fakti që ekziston rreziku i zisë së bukës në pjesë të caktuara të botës, se disa vendeve janë ndërprerë nga eksportet e grurit, është pasojë e agresionit të Rusisë, jo e sanksioneve perëndimore”, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane. një konferencë shtypi, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.