Policia gjermane ka sekuestruar 1.2 ton kokainë në kuti bananesh në Gross Kreuz në rrethin Potsdam-Mittelmark, raporton Tagesspiegel.
Ky aksion është kapja më e madhe e drogës në shtetin e Brandenburgut deri më tani, tha zëdhënësi i policisë Mario Heinemann.
Pas një informate nga një prej punonjësve, policia rrethoi ambientet e një tregtari të madh frutash në një operacion të madh pasditen e së martës, tha zëdhënësi, transmeton Fol Drejt.