Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se po bëjnë gjithçka që munden për të arritur objektivin për të rritur numrin e personelit ushtarak në Forcat e Armatosura Gjermane (Bundeswehr) në 203 mijë deri në vitin 2031, raporton Anadolu, transmeton Fol Drejt.
Duke folur për gazetarët pas vizitës në Zyrën Federale të Menaxhimit të Personelit të Forcave të Armatosura në Këln, Pistorius tha se po punohet për arritjen e objektivit prej 203 mijë ushtarakësh deri në vitin 2031 në ushtrinë gjermane, e cila aktualisht ka 183 mijë pjesëtarë.
Pistorius theksoi se nuk e dinë nëse mund ta arrijnë këtë objektiv në situatën aktuale, por në një moment të caktuar, ata duhet të rishikojnë çështjen e tërheqjes së shifrës 203 mijë poshtë ose lart.
Ai po ashtu tha se ka pasur një rënie të numrit të aplikantëve që nga pandemia COVID-19 dhe se mungesa e personelit të kualifikuar është problemi më i madh.
“Procesi i aplikimit duhet të përmirësohet për të rekrutuar më shumë ushtarë. Aplikantëve duhet t’u thuhet më shpejt dhe në mënyrë të detyrueshme se kur mund të fillojnë në mënyrë që të mos humbasin shpejt interesin. Gjithashtu duhet t’u kushtohet më shumë rëndësi grave dhe njerëzve me origjinë imigrantësh. Duhet të vazhdojmë të kemi një forcë të larmishme. Duhet të bëhen përmirësime edhe për sa i përket rekrutimit dhe ruajtjes së personelit”, tha ministri gjerman./FolDrejt/