Ministri gjerman i Mbrojtjes tha se Berlini synon t’i dorëzojë Ukrainës tanket Leopard 2 të cilat i ka premtuar më së voni deri në fillim të prillit, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Qëllimi me Leopards është që të kemi kompaninë e parë në Ukrainë deri në fund të marsit, fillim të prillit,” tha Boris Pistorius.
Ai shtoi se trajnimi i trupave ukrainase në mjetet luftarake të këmbësorisë gjermane Marder do të fillojë në ditët në vijim, ndërsa trajnimi për tanket më të rënda Leopard 2 do të fillojë më vonë./FolDrejt/