Ministrja e Jashtme e Gjermanisë tha se mbështetja e vendit të saj për Ukrainën do të vazhdojë.
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock tha se mbështetja e vendit të saj për Ukrainën do të vazhdojë dhe se lehtësimi i sanksioneve ndaj Rusisë nuk është një alternativë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në lajmet në median gjermane, thuhet se Baerbock në një takim ku mori pjesë në kryeqytetin e Çekisë, Pragë, ka përsëritur mbështetjen ndaj Ukrainës dhe është shprehur se nuk i intereson se çfarë mendon votuesi gjerman.
“Nëse i premtoj popullit të Ukrainës se ‘do të jemi pranë jush për sa kohë që keni nevojë për ne‘, unë e mbaj atë premtim. Nuk është e rëndësishme se çfarë mendon votuesi gjerman. Por, ashtu sikur kam premtuar do të mbështes popullin e Ukrainës”, tha ajo.
Ministrja Baerbock deklaroi se protestat e mundshme në Gjermani për çmimet e larta të energjisë në muajt e vjeshtës dhe dimrit, nuk do të shkaktojnë heqjen e sanksioneve kundër Rusisë./FolDrejt/