Një zëdhënës i qeverisë gjermane ka thënë se i takon Ukrainës të vendosë se kur do të mbajë bisedimet e paqes me Rusinë, duke shtuar se Moska gjithashtu ka hezituar të marrë pjesë në to.
Vërejtjet e zëdhënësit erdhën pasi Washington Post raportoi të dielën se Shtetet e Bashkuara kanë inkurajuar privatisht Ukrainën të sinjalizojë se është e hapur për bisedime me Rusinë, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Presidenti i Ukrainës ka përjashtuar mundësinë e negociatave me Moskën derisa presidenti rus Vladimir Putin është në pushtet./FolDrejt/