Në janar të këtij viti, importi i naftës ruse në Gjermani ishte 99.9 për qind më i ulët se në të njëjtin muaj të vitit 2022, njoftoi Zyra Federale e Statistikave të Gjermanisë, përcjell Fol Drejt.
Ky vend importoi vetëm 3500 ton naftë ruse në janar, ndërsa 2.8 milionë tonë naftë bruto u importuan nga Rusia në janar 2022, sipas njoftimit.
Në të njëjtën kohë, në janar, Gjermania rriti importet e naftës nga Norvegjia me 44 për qind, nga Britania e Madhe me 42 për qind dhe nga Kazakistani me 34,6 për qind.
Embargoja e Bashkimit Evropian për importin e naftës ruse të transportuar me cisterna hyri në fuqi më 5 dhjetor të vitit të kaluar. /FolDrejt/