Gjermania ka njohur gjenocidin kundër grupeve etnike autoktone Herero dhe Nama gjatë okupimit të Namibisë.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, tha më 28 maj se Gjermania do t’iu kërkojë falje pasardhësve të dhjetëra mijëra viktimave të vendit që gjendet në Afrikën Jugperëndimore.
Ai tha se Gjermania do të ndihmojë zhvillimin e Namibinë përmes një programi në vlerë prej më shumë se 1.3 miliardë dollarë.
Më herët, delegacionet nga të dyja vendet kanë rënë dakord që të dalin me një deklaratë politike e cila duhet të ratifikohet nga secili vend.
Namibia ishte nën pushtimin gjerman nga viti 1884 deri më 1915.
Vrasjet filluan më 1904 pas një rebelimi të grupeve Herero dhe Nama për shkak se autoritetet gjermane iu konfiskuan tokat dhe bagëtitë e tyre në atë që atëherë njihej si Afrika Jugperëndimore Gjermane.
Kombet e Bashkuara e kanë përcaktuar gjenocidin si një numër veprimesh, përfshirë vrasjet, të kryera me qëllimin për të shkatërruar, plotësisht ose pjesërisht, një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar.