Ndryshimet demografike në Gjermani, respektivisht plakja e popullsisë vendase, i ka detyruar krerët e shtetit t’i rishkruajnë ligjet e imigrimit, shkruan Fol Drejt.
Por Andrea Nahles nga Agjencia Federale e Punës, shpreh dyshime për suksesin e ligjeve gjermane të imigrimit. Kohët e gjata të pritjes për vizë në konsullata krijojnë disavantazhe kundrejt vendeve të tjera.
Deutsche Welle citon Nahles i cili problemin e sheh te procedurat e gjata të dhënies së vizave në përfaqësitë gjermane jashtë.
“Me këto propozime mund të arrihet numri i duhur i fuqisë punëtore”, thotë Nahles.
Socialdemokratja theksoi, se ka ende shumë pika të vështira për t’u kaluar. Problem përbën edhe mungesa e personelit në zyrat e të huajve në komunat gjermane.
Sipas të dhënave të Institutit për Studimet e Tregut të Punës dhe Profesionit, nevojiten rreth 400 mijë forca pune në vit për të përmbushur boshllëqet në tregun gjerman të punës.
Nahles ka kritikuar konsullatat gjermane për pritjet disa mujore të emigrantëve potencialë për punë.
“Ky është një diavantazh i ndjeshëm konkurrence kundrejt vendeve të tjera, në një kohë që ne me gjuhën tonë të komplikuar, jemi gjithsesi në disavantazh me vendet e botës anglishtfolëse”, thekson ajo.
Kabineti qeveritar gjerman miratoi në fund të nëntorit të vitit të kaluar Projektligjin e Imigrimit të Fuqisë Punëtore, që parashikon ndër të tjera “kartën e shanseve”, me të cilat mund të udhëtojë në Gjermani fuqi punëtore potenciale, pa paraqitur një kontratë pune nga jashtë.