Fol Drejt
E hënë, 12 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME BOTA

Gjermanisë “po i pëlqen” gazi rus, nuk mund të heq dorë menjëherë nga furnizimi

3 vjet më parë
in BOTA
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Përfaqësuesit politikë dhe sindikalistë gjermanë janë shprehur sërish kundër një ndalimi të menjëhershëm të importeve ruse të energjisë. Presidenti i sindikatës së industrisë së minierave, kimikateve dhe energjisë, Michael Vassiliadis, tha për radion gjermane se furnizimi me energji i Gjermanisë ndodhet në mes të një transformimi. Kjo kërkon kohën e vet. Heqja dorë plotësisht nga furnizimet me gaz nga Rusia, qoftë edhe deri në vitin 2025, është një objektiv ambicioz i politikës, shpjegoi Vassiliadis. As një ndalim i menjëhershëm i furnizimit nuk është veprim i përgjegjshëm.

Edhe me një reduktim prej 50 për qind të importit të gazit rus, zona më e madhe kimike në botë, BASF në Ludwigshafen, për shembull, do të duhej të mbyllej plotësisht, pasi nuk mund të mbahej në punë më në mënyrë të sigurtë. Qindra mijëra vende pune do të ishin në rrezik, sipas Vassiliadis.

Scholz: ndalimi i importeve – një ndërprerje e madhe në disa sektorë industrialë

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

Porosit Web Porosit Web

Kancelari Scholz kishte paralajmëruar më parë në televizionin ARD se një ndalim i importeve do të çonte në një ndërprerje të madhe në disa sektorë industrialë në Gjermani. Më pas do të kërcënonte një krizë e konsiderueshme ekonomike dhe një rrezikim i shumë vendeve të punës.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck tha, pas një takimi me ministrat e Energjisë së G7, për akuzat se Perëndimi po ndihmonte në financimin e luftës në Ukrainë përmes vazhdimit të importit të gazit nga Rusia, se këto fonde nuk janë vendimtare për Rusinë në financimin e luftës. Putini ka shumë mjete të tjera, tha Habeck.

Habeck paralajmëroi këtë fundjavë kundër blerjeve në panik në rast të një ndërprerjeje të papritur të furnizimit me naftë dhe gaz rus. Njerëzit atëherë ndoshta jo thjesht do të përdornin më pak automjete, por do të kishte një vrapim në pikat e karburantit të ngjashëm me atë që ndodhi në fillim të pandemisë Corona në letrën higjienike, tha politikani i të Gjelbërve për televizionin ARD.

Studiuesit: Pritet një rënie e PBB prej 0.5 deri në 3 për qind

Kryetari i Komisionit të Çështjeve Evropiane të Bundestagut, Anton Hofreiter, ndërkohë bëri thirrje këtë fundjavë për një embargo të menjëhershme të energjisë ndaj Rusisë. Qindra miliona euro transferohen çdo ditë në Moskë, duke lejuar funksionimin e shtetit rus dhe aparatit të tij ushtarak, tha ai për portalin e lajmeve “The Pioneer”. Një embargo është teknikisht e mundur dhe ekonomikisht e përballueshme. Do të rezultonte vetëm në një recesion të moderuar. Dy deri në tre përqind të produktit të brendshëm bruto do të binte, vlerësoi Hofreiter. Vendet e BE si Finlanda, Polonia dhe Letonia po kërkojnë gjithashtu një embargo.

Studiues nga universitetet e Bonit dhe Këlnit vlerësuan së fundmi se ndalimi papritur i importeve ruse të energjisë do të çonte në një rënie të PBB-së midis 0.5 dhe 3 për qind, ndërsa në vitin 2020 rënia e PBB-së për shkak të pandemisë kishte qenë 4.5 për qind.

Politologu Alexander Libmann skeptik për ndikimin

Alexander Libmann, politolog në Universitetin e Lirë të Berlinit dhe specialist në Evropën Lindore dhe Rusi, shprehu skepticizmin e tij në mes të marsit për efektin e një ndërprerjeje papritur në furnizimin me energji. Ai nuk mendon se termi “arkë lufte”, i cili po përdoret shumë shpesh në media, mund të kuptohet kaq thjesht. “Ushtria që operon aktualisht në Ukrainë nuk financohet nga të ardhurat aktuale të naftës dhe gazit. Ajo mund ta mbajë luftën pa këto të ardhura, të paktën për një periudhë afatshkurtër. Përkundrazi, është një çështje e efekteve afatmesme dhe e aftësisë së Rusisë që shteti të ndërtojë një forcë të qëndrueshme të armatosur, por në rastin e Ukrainës, gjithçka tashmë është tepër vonë”.

Schäuble për një ndalim të shpejtë të importit

Ish-presidenti i Bundestagut, Wolfgang Schäuble këmbënguli gjithashtu për ndalimin e furnizimit rus me gaz dhe naftë nga Rusia. Politikani i CDU-së i tha gazetës “Welt am Sonntag” se edhe nëse është e hidhur, duhet hequr dorë sa më parë. Gjermania nuk duhet të jetë gjithmonë frena e aleancës perëndimore.

Zëdhënësi i liberalëve të FDP për energjinë, Kruse foli nga ana tjetër kundër ndalimit të importimit. Ai i tha radiostacionit gjerman Deutschlandfunk se aktualisht nuk mund të importohet mjaft gaz natyror në ndonjë mënyrë tjetër për të mbuluar kërkesën kombëtare. Megjithatë, ai beson se deri në fund të vitit do të jetë e mundur të bëhet pa naftë dhe qymyr rus./DW

Tags: Gazi RusGjermaniaRusiaUkraina
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

E frikshme! Rusia do të dërgojë 1000 mercenarë të grupit ‘Wagner’ në Ukrainë

Lajmi tjetër

Shqipëria me varësi të lartë nga importet e energjisë – thotë Eurostat

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
BOTA

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

1 Tetor, 2024
BOTA

Humaniteti i fshehtë i Oprah Winfrey: Një shembull frymëzues për botën

12 Qershor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM