Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se se inspektorati i ministrisë ka inspektuar rastin e vdekjes së Astrit Deharit në vitin 2016.
Ajo, në një konferencë për media, ka deklaruar se ashtu inspektorati e ka trajtuar edhe shqiptimin e masave ndaj personave përgjegjës të inspektoratit dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës.
” Në vend të suspendimit të menjëhershëm të stafit, ata kanë vazhduar të jenë në punë deri më 21 nëntor 2016 të qëndrojnë në punë, konsiderojmë se kanë lënë hapësirë për manipulim të provave dhe dëshmive. Është po ashtu e çuditshme dhe e paprecedantë se dëshmitari kryesor në rastin Dehari më 9 dhjetor transferohet në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, ku paraprakisht në qendrën e njëjtë ishin transferuar edhe oficerët me masën disiplinore të transferimit. Pra, me fjalë të tjera janë transferuar edhe zyrtarët përgjegjës edhe dëshmitari kryesor, me që rast dëshmitari kryesor kishte ndërruar jetë po aty, a mendoni se kjo mund të jetë rastësi?”,ka thënë Haxhiu
Haxhiu ka deklaruar se raportin e inspektoratit dhe dokumentet tjera do t’i dërgojë tek kryeinspektori i shtetit.
“Po ashtu raporti trajton deklaratat kontradiktore të zyrtarëve përgjegjës dhe çështje të tjera, mbi bazën konstatohen veprime kontradiktore, ta paqarta dhe lë dyshime për manipulim të provave dhe deklaratave të akterëve të përfshirë për këtë rast”.
“Si ministre e Drejtësisë do të ndërmarrë dy veprime, së pari raporti në fjalë bashkë me dokumentet përcjellëse të cilat i vërtetojnë të gjeturat në raport do t’i dërgojmë tek kryeprokurori i shtetit dhe po ashtu i njëjti do të dërgohet tek organet përgjegjëse që kanë autorizim për shqiptimin e masave ndaj akterëve të përfshirë në këtë raport”, ka thënë Haxhiu./KlanKosova/