Sipas Daily Star, gjiganti i teknologjisë Apple është i interesuar të blejë Manchester United pasi u raportua se klubi është në shitje.
Raporti sugjeron se CEO i Apple, Tim Cook është i interesuar të zotërojë klubin anglez dhe mund të lidhë bisedime me bankat që mbikëqyrin shitjet e gjigantit jashtë shtetit, i cili përfshin Raine Group.
Marrëveshja do t’u kushtonte pronarëve të saj të rinj një shumë prej 5.8 miliardë funte, pasi planet e ardhshme të Apple do të përfshijnë përditësimin e Old Trafford dhe rritjen e fondeve për transferime./FolDrejt/