Pasi që paraqitën rritje në të ardhurat e tyre, kompania Microsoft arriti vlerën e një trilion (1000 miliardë) dollarëve.
Gjiganti amerikan softerik tashmë është një nga tre kompanitë që kapin vlerën e një trilion dollarëve.
Apple verën e kaluar u bë kompania e parë në berzë vlera e të cilës kalon një trilion dollarë, ndërsa pas disa muajve kompania Amazon u bë kompania e dytë që kap këtë vlerë.
Vitin e kaluar të ardhurat e Microsoft janë rritur për një të tretën.
Nga Microsoft kanë deklatuar se të ardhurat e tyre janë rritur për 14 për qind në tremujorin e fundit të 2018, ndërsa fitimi neto është rritur për 19 për qind.

Të ardhurat e Microst për vitin 2018 kanë qenë 110.4 miliardë dollarë.
Kjo kompani ka të ardhura nga burime të ndryshme të gjigantëve të tjerë të teknologjisë, ndërsa fitimin më të madh e ka nga produktet e office dhe nga cloud shërbimet, nga prodhime tjera softverike dhe Windows./Telegrafi.mk/