Një aksident trafiku ka ndodhur mes një motoçiklete dhe një veture, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur dje pasdite, rreth orës 13:30, në Gjilan.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i veturës mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar në shtëpi.
Drejtuesi i motoçikletës i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes.
Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin./FolDrejt/