Në Gjilan, dy persona janë arrestuar dje, një burrë dhe një grua, për veprën penale marrje me prostitucion.
Në njoftimin e policisë thuhet se dyshohet se në këmbim të parave të dyshuarit kanë kryer marrëdhënie seksuale.
Në lidhje me rastin është konsultuar gjyqtari kompetent, të dyshuarit lirohen dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.