Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjilan në cilësinë e të dyshuarit për kontrabandim me migrantë, shkruan Fol Drejt.
“Sot me datën 13.04.2023 nga Policia e Kosovës në pikë kalimin kufitar në Merdarë, është arrestuar i dyshuari A.B. (viti i lindjes 1984, mashkull shtetas i Maqedonisë) i cili ishte vënë në kërkim policor nga hetuesit e stacionit policor të Vitisë.”, shkruan në raportin zyrtar të policisë.
Në njoftim thuhet se i dyshuari nga hetuesit policorë kërkohej me dyshimin se i njëjti me datën 08.04.2023 nga viktima (mashkull Kosovar) kishte pranuar një shumë të konsiderueshme të hollash me premtimin se do të i mundësonte udhëtimin në një shtetet të Evropës.
Policia shtoi se pas arrestimit i dyshuari është dërguar në stacionin policor në Viti ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Në fund të komunikatës zyrtare u tha se prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë për veprën penale ,,Kontrabandim me migrantë’’ dhe rasti do të dërgohet në prokurorinë themelore. /FolDrejt/