Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjilan për armëmbajtje pa leje, shkruan Fol Drejt.
“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti patrullues nga Stacioni Policor Viti me datën 03.05.2023 rreth orës 02:30 në fshatin Drobesh ka ndalur për kontroll rutinore një automjet me targa vendore.”, shkruan në raportin policor.
Policia theksoi se gjatë kontrollit tek pasagjeri i këtij automjeti R.S. (viti i lindjes 1982, mashkull kosovar shqiptar) është gjetur dhe konfiskuar një (1) revole e llojit Ekol e kalibrit 9mm.
“I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Viti ku është intervistuar në bazë të procedurave.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.”, thuhet tutje në komunikatë. /FolDrejt/