Policia e Kosovë ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjilan nën akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare, shkruan Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur duke asistuar dëshmitarin mashkull kosovar i cili iu ka nënshtruar testit për patentë shofer.”, shkruan në raportin 24-orësht të policisë.
Policia shtoi se për vazhdimin e procedurave të mëtutjeshme hetimore janë sekuestruar disa pajisje që dyshohet se shërbejnë për kryerjen e testit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /FolDrejt/