Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjilan i cili ka qenë i kërkuar me urdhëresë gjyqësore, shkruan Fol Drejt.
“Drejtoria rajonale e policisë Gjilan, stacioni policor Gjilan me datën 05.04.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin E.Sh. (viti i lindjes 1993, mashkull, kosovar, shqiptar).”, shkruan në raportin policor.
Policia theksoi se i njëjti ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata themelore Gjilan me dënim burgimi prej njëqind e dymbëdhjetë (112) ditë për veprat penale ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve’’. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.”, thuhet në fund të komunikatës zyrtare. /FolDrejt/