Është arrestuar një person në Gjilan, pasi i njëjti ka kryer vjedhje në një market.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti është kapur në flagrancë duke vjedhur nga një market, pronë e viktimës mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.