Një person është arrestuar në Gjilan pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë në familje.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari i ka fyer prindërit e tij dhe më pas janë përleshur fizikisht, por pa lëndime të dukshme trupore.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.