Sot policia në Gjilan ka shqiptuar 300 euro gjobë ndaj një kompanie dhe 40 euro të tjera ndaj vozitësit, i cili ka drejtuar automjetin transportues me një rimorkio që mbante ngarkesë përtej masave të parapara me ligj.
Sipas policisë, rimorkioja nuk ishte e sinjalizuar me tabelë përkatëse dhe nuk ishte e pajisur me leje të veçantë për të siguruar përcjellje të veçantë.