Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare.
Aty është gjendur një thikë që dyshohet se është përdorur për kanosjen e viktimës, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin pas kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një thikë e cila dyshohet se është përdorur për kanosje. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.