Është arrestuar një person në Gjilan për mashtrim.
I njëjti gënjente se ka probleme shëndetësore dhe i duhet shërim jashtë vendit. Për këtë përdorte profile të rreme në rrjete sociale, duke kërkuar ndihmë financiare.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se përmes rrjeteve sociale ka përdorur emra të rrejshëm nën pretendimet se kanë probleme shëndetësore dhe kërkohet shërim jashtë vendit, duke kërkuar ndihmë financiare. I dyshuari ka arritur që t’i përvetësoj rreth 18,000 (tetëmbëdhjetë mijë) €. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.