Një rast i zhdukjes është raportuar të ketë ndodhur në komunën e Gjilanit, me ç’rast është zhdukur një person i mitur.
Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 16:47, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se e ëma e cila ka raportuar rastin në polici, ka thënë se nga koha e cekur, vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
Rasti nën hetime./FolDrejt/