Një banor nga fshati Llashticë i Gjilanit ka raportuar në polici se kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyues në një fushë, përcjell Fol Drejt.
Rasti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 11:10 të ditës së djeshme.
Sipas raportit policor, thuhet se njësiti për deminim i KFOR-it dhe FSK- së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar që nuk bëhet fjalë për mjet të dyshuar shpërthyes, por për një kuti për mbajtje e municionit që nuk paraqet rrezik.