Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Gjilan, raporton Fol Drejt.
“Raportohet se një shtëpi është përfshirë nga zjarri. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore.”, shkruan n komunikatën e policisë.
Në një rast tjetër, është raportuar për një vjedhje të rëndë, ku viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të pa njohur me forcë kanë depërtuar brenda në zyrën e tij nga ku kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme të hollash.
Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore. /FolDrejt/