Dy persona u ndaluan nga Policia e Kosovës pasi u panë duke përdorur cigare me substancë narkotike në Gjilan.
Mirëpo ndalimi i tyre hasi në rezistencë nga të dyshuarit, të cilët e sulmuan zyrtarin policor, përcjell Fol Drejt.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit është gjetur një cigare me substancë të dyshuar narkotike, me ç’rast gjatë arrestimit të të njëjtit , i njëjti kishte rezistuar dhe e kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor, të cilit i ka shkaktuar edhe lëndime trupore, po ashtu i dyshuari tjetër e kishte penguar zyrtarin policor në kryerje të detyrës, i cili pasi ishte larguar në drejtim të panjohur ishte lokalizuar dhe arrestuar nga njësitë policore. Me vendim të prokurorit kujdestar njërit nga të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e detajuar të Policisë së Kosovës, në raportin 24 orësh./FolDrejt/