Dy persona kanë përfunduar në pranga nën dyshimet për armëmbajtje pa leje, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në Gjilan, me ç’rast në zbatim të planit operativ ,,Goditja 2023’’, gjatë kontrolleve të veturave dhe personave policia ka gjetur armë dhe municion.
Siç njofton policia, në rastin e parë gjatë kontrollit të një veture janë gjetur dhe konfiskuar pesëdhjetë (50) copë fishekë të kalibrit 9 mm.
Pastaj gjatë intervistimit tek i dyshuari A.V. (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar shqiptar), është gjetur se ai posedon edhe një armë pistoletë e llojit Zorki e kalibrit 9 mm. e cila po ashtu është konfiskuar.
Ndërkaq, në rastin e dytë njësiti i hetimeve nga Stacioni Policor Gjilan gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit A.M. (viti i lindjes 1999, mashkull kosovar shqiptar) ka gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK 47 dhe një karikator të zbrazët.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dy të dyshuarve të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’’ dhe rasti do të procedohet në prokurorinë themelore