Një grua ka humbur jetën pasi e njëjta ka rënë në një bunar.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 14:30, në Gjilan, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, thuhet se ankuesi mashkull, bashkëshorti i viktimës, ka njoftuar policinë se gruaja e tij ka rënë në një bunar.
Njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.
Në lidhje me rastin janë njoftuar njësiti i zjarrfikësve, të cilët e kanë nxjerr trupin e pajetë nga bunari.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti vazhdon të hetohet.