Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjilan është raportuar një rast i vrasjes në tentativë, transmeton Fol Drejt.
“Njësiti policor duke tentuar ta ndalojnë të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti për t’iu shmangur ndalimit ka tentuar ti godas me automjet zyrtarët, ku njëri nga zyrtarët policor në vetëmbrojtje ka përdor armën e zjarrit.”, shkruan në raportin e policisë.
Policia shtoi se i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, rasti shkon në procedurë hetimore. /FolDrejt/