Një shtetase e Zvicrës ka raportuar se ka rënë pre e një vjedhjeje, teksa dy persona të panjohur me forcë i kanë grabitur çantën e dorës.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 23:00, në Gjilan, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh thuhet se përveç grabitjes, viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor.
Viktima në çantë kishte para të gatshme dhe gjësende personale të saj. Rasti ne procedure te rregullt hetimore.