Një person i moshës së mitur është therur me thikë nga një person po ashtu të moshës së mitur.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 12:00, në kampusin e shkollave të mesme në Gjilan, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i moshës së mitur pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje ka goditur me një mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar të moshës së mitur. Viktima ndihmën e parë e ka pranuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe më pas është dërguar në QKUK Prishtinë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/