Në Gjilan ka ndodhur një rast i cilësuar si “Vrasje në tentativë”.
Atje një mashkull kosovar është sulmuar me thikë nga autori i cili është në arrati. Viktima ka shkuar për ndihmë të parë në Gjilan fillimisht, pastaj është dërguar në QKUK.
“Viktima mashkull kosovar pas pranimit të ndihmës së parë në spitalin e Gjilanit është dërguar në QKUK për trajtim të vazhdueshëm pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.