I propozuari nga Lëvizja Vetëvendosje, Arianit Sadiku, ka marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur në krye të Kuvendit Komunal.
Sadiku ishte në garë me kandidaten e propozuar nga Lidhja Demokratike, Shpresa Kurteshi-Emini.
Arianit Sadiku fitoi 18 vota, ndërsa Shpresa Kurteshi-Emini 17, njofton Klankosova.tv.
Sadiku u zgjodh nga votat e LVV-së dhe PDK-së, pasi këto dy parti bënë koalicion për qeverisje, ku Partia Demokratike do t’i udhëheqë katër drejtori dhe do ta ketë në dorë postin e nënkryetarit të komunës. PDK-ja nuk propozoi kandidat.
Arianit Sadiku, me të marrë postin e kryesuesit, ka falënderuar anëtarët e Kuvendit për besimin e dhënë dhe i ka ftuar ata të punojnë së bashku për interesa të qytetarëve të Gjilanit.
“Besojmë dhe shpresojmë se ky katër vit i ardhshëm i punës tonë në Kuvend do të jetë në përputhje të plotë me interesat e qytetarëve, të cilët ne si subjekte i përfaqësojmë dhe me punën tonë të përbashkët do të vendosim për më të mirën e qytetit tonë, për më të mirën e komuniteteve në përgjithësi”, ka thënë Sadiku.