Rron Gjinovci nga shoqëria civile tha se është pro mbajtjes së protestave edhe në kohë pandemie si një e drejtë themelore e qytetarëve.
Për më tepër, ai tha se parapërgatitjet për protesta gjatë ditës së djeshme të shoqërisë civile që u përkrahen edhe nga disa aktivistë të Vetëvendosjes, janë për t’u marrë shembull në respektimin e masave kundër koronavirusit.
“Është e drejtë e qytetarëve që të luftojnë për të drejtat e tyre dhe t’i çojnë përpara interesat e atyre që s’kanë zë. Kosova nuk është në një gjendje të jashtëzkonshme, por edhe nëse do të ishte e tillë do të duhet të protestohej sepse në Kosovë njëjtë është vepruar edhe në 99”, ka deklarur ai në Klan Kosova.
Gjinovci ka mohuar se i kanë vendosur pikat e kuqe të ruajtjes së distancës për aksionin e djeshëm.
“Sot kanë protestuar punëtorët e kompanisë “Pastrimi”, të cilët i mbështes si aktivist i shoqërisë civile dhe i mbështes edhe kërkesat e tyre për përfshirje në Pakon Emergjente. Unë s’kam qenë në protestë, po të kisha qenë do të publikoja fotografi. Unë i mbështes protestat në kohë pandemie”.
Ai ka mohuar se ka pasur koordinim mes tij dhe Vetëvendosjes për organizim të protestave.
“Koordinimi është spekulim. Këtu ka mund të vijë PDK-ja, PSD-ja apo, por ka dalë një grup i qytetarëve. Prova e djeshme tregon se protesta e organizuar me masat e rekomanduara nuk e rrezikon shëndetin sepse u përmbajt bash siç i kemi vendosur pikat. Pikat i kemi vendosur që secili qytetar të del të protestojë. Për shembull sot e kanë shfrytëzuar punëtorët e kompanisë “Pastrimi”.