Princi saudit Abdulaziz bin Turki Al-Faisal thotë se “çdo gjë është e mundur” kur bëhet fjalë për Cristiano Ronaldon, pasi po flitet për një lëvizje të tij në Lindjen e Mesme, shkruan Goal.com, përcjell Fol Drejt.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë ishte shumë i lidhur me Al-Hilal gjatë verës, me një ofertë fitimprurëse për kontratën që i ishte bërë teksa ai bëri përpjekjen e parë për largim nga Manchester United. Superylli portugez tani ka ndërprerë kontratën me klubin e Premierligës dhe spekulimet janë ndezur sërish në lidhje me lëvizjen e tij të radhës.
Ministri i Sportit i Arabisë Saudite i ka thënë BBC Sport se klubet nga ai rajon mund të eksplorojnë opsionin e nënshkrimit të Ronaldos: “Gjithçka është e mundur, do të doja ta shihja Ronaldon të luante në ligën saudite. Do të përfitonte liga, ekosistemi sportiv në Arabinë Saudite dhe do të frymëzonte të rinjtë për të ardhmen. Ai është një model për shumë fëmijë dhe ka një bazë të madhe fansash.”
Ronaldo më herët për mospërfilljen e një oferte nga Lindja e Mesme: “Është e vështirë, është e vështirë. Por në të njëjtën kohë, mendoja se isha shumë i lumtur këtu [në Angli]; se jam ende në gjendje të shënoj gola. Unë ende besoj se mund të shënoj shumë, shumë gola dhe të ndihmoj skuadrën, sepse unë ende besoj se jam ende i mirë dhe i aftë për të ndihmuar ekipin kombëtar, madje edhe Manchester United.”
Ronaldo shkëputi kontratën me Djajtë e Kuq pasi i kritikoi ata në një intervistë shpërthyese me Piers Morgan dhe tani po lidhet me Chelsea, Arsenal, Newcastle dhe klube nga MLS teksa mendon se çfarë të bëjë pasi të përfundojë kampanja e tij me Portugalinë në Kupën e Botës. /FolDrejt/