Shtatë vjet pas referendumit të Brexit, numri i britanikëve që duan t’i bashkohen Bashkimit Evropian është në nivelin më të lartë që nga viti 2016, sipas hulumtimit të agjencisë YouGov.
Sipas raportimeve, 58.2 për qind e të anketuarve tani do të votonin për ribashkim, raporton Guardian.
Një përqindje rekord e britanikëve mendojnë se nuk ka gjasa që vendet e tjera të ndjekin shembullin e tyre dhe të largohen nga Bashkimi Evropian në dekadën e ardhshme, transmeton Fol Drejt.