Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer për shkak të drejtimit të mjetit në kah të kundërt të autostradës, përcjell Fol Drejt.
Siç njofton policia, njësia për kontroll të autostradave gjatë patrullimit në segmentin e autostradës Veternik – Bresje ka hasur në mjetin i cili ishte duke lëvizur në kahje të kundërt.
I njëjti është gjobitur me 300€, 3 pikë negative dhe 1 vit i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.