Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h, po drejtonte automjetin me shpejtësi prej 144 km/h dhe të njëjtit i janë hequr tre pikë dhe i është marrë patenta, shkruan Fol Drejt.
“Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 144 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h.”, shkruan në raportin policor.
Në komunikatë thuhet se ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba prej 300 eurosh, i janë hequr tre (3) pikë si dhe i është vendosur masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit me mjet motorik prej tre (3) muajsh. /FolDrejt/