Policia e stacionit policor të Shtërpcës pas disa ankesave të qytetarëve dhe pasi ka inspektuar rrugët lokale të Shtërpcës, ka vërejtur se disa pjesë të rrugëve ishin të papastruara nga bora dhe ngricat, nga kompania përgjegjëse për pastrimim e rrugëve.
Policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe sot ndaj kompanisë ka incuar fletëparaqitjen për gjykatë sipas ligjit të komunikacionit rrugor nga neni 202.3 e cila nuk ka marrë masat e nevojshme, përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve edhe pse ishte paralajmëruar nga policia.
Me këtë rast policia ka apeluar tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes në raport me kushtet e rrugës, të mbajnë distancën në mes të automjeteve me qëllim parandalimin e aksidenteve.