Gjykata në Francë ka dënuar me gjobë në para një konsumator i cili i dërgoi korrierit të një kompanie porosi për ushqim nga interneti me mesazhin “Nxito skllav”.
Sipas lajmit të “France Bleu Mayenne”, Yaya Guirassy me origjinë nga Guineja i cili në vitin 2021 punonte si korrier për shpërndarjen e ushqimeve në një kompani në qytetin Laval të vendit, u përball me mesazhin “Nxito skllav” të dërguar nga konsumatori tek i cili do të dërgohej porosia, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Pas mesazhit, Guirassy hoqi dorë nga dërgesa e porosisë dhe bëri një ankesë me arsyen për “fyerje në bazë të origjinës”.
Konsumatori i gjykuar me arsyen “fyerje raciste”, nuk u paraqit në gjykatë në seancën e mbajtur më 23 maj.
Gjykata dënoi konsumatorin me një gjobë në shumën 1000 euro./FolDrejt/